Më datë 23.11.2022, ora 11:10, u ndalua nga policia e Ohrit, shqiptari me iniciale U.SH. (32 vjec) nga Korça, Republika e Shqipërisë. Ai, më parë, në shtëpinë në fshatin Leskoec të Ohrit, në banesën në pronësi të S.V., është sjellë në mënyrë agresive pasi ka hedhur një send të fortë në drejtim të gruas së tij dhe e ka plagosur atë.

Pas paraqitjes së kërkesës, Gjykata Themelore në Ohër ka dhënë masën e “dëbimit të të huajit nga vendi” për dy vite, pasi i njëjti është sjellë në pikën kufitare “Qafasan”.