Një grua nga Gjirokastra është dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv në Tiranë pasi u sulmua nga një qen rruge.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës ku 47-vjeçarja Vali D. është sulmuar nga një qen rrugë çka i ka shkaktuar asaj plagë serioze në të dy duart.  

Sipas të dhënave paraprake, gruas i janë dëmtuar rëndë kapilarët në të dy gjymtyrët dhe për këtë arsye është nisur drejt Tiranës në gjendje kritike për jetën.