Dita e sotme përfaqëson një ditë të shënuar për politikën shqiptare, ku për herë të parë u zhvillua në Tiranë mbledhja e përbashkët e Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë, që kujtohet ditën e nesërme.

Salla e Kuvendit ishte plot me përfaqësuesit e dy vendeve, dhe për shkak të risisë deputetët shqiptarë u gjendën njëri krahas tjetrit, ata të mazhorancës dhe të opozitës.