Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës -Tiranë, ku si pasojë  e një aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy të reja, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edhe pse dinamikat ende nuk janë sqaruar nga autoritetet, mendohet se drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet A.T.,  ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shpejtësi me trafikndarësen e autostradës.  

 Një nga viktimat është 26-vjeçarja S.GJ., ndërkohë që identiteti i pasagjeres së dytë, edhe ajo e vdekur, nuk është zbardhur ende dhe autoritetet po punojnë për identifikimin.