Ndërkohë që në Katar po luhen ndeshjet e Botërorit, në Italinë e përjashtuar nga kompeticioni më i madh po ndodh një tërmet i vërtetë.
Pas 12 vjetësh, presidenti Andrea Agnelli, pjesë e familjes që zotëron klubin më të suksesshëm italian prej një shekulli, ka dhënë dorëheqjen së bashku me të gjithë bordin drejtues.
Me Angnellin u dorëhoqën ndër të tjerët edhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved dhe administratori Maurizio Arrivabene.

Rezultatet e dobëta të sezonit të fundit, por edhe më shumë hetimet nga Prokurorisë së Torinos për evazion fiskal dhe bilancet e fryra, kanë qenë disa nga arsyet kryesore të këtij vendimi.
Me Andrea Agnellin, Juventusi ka fituar 9 kampionate radhazi, një rekord për Serinë A.