Kosovë- Vret Veten Sokol Halili, burri që ekzekutoi gruan shtatzënë para maternitetit, Hamide Magashi.

Ministri Xhelal Sveçla ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë, Sokol Halili, ka vrarë veten.

‘Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.’- shkruan ai.