Zvicra ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit pasi eliminoi Serbinë.

Anila Mahalla është tifozja e cila bëri shqiponjën me duar në stadium gjatë ndeshjes që u shoqërua plot me emocione e tension.

Shqiptarja u shoqërua nga rojet e sigurimit pasi gjesti i saj nuk iu pëlqeu serbëve.

Tifozja ka treguar në rrjetet sociale se shqiponjën me duar e ka bërë në momentin që Shaqiri shënoi gol. Ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe atyre nuk iu pëlqeu diçka e tillë.

Menjëherë njoftuan rojet e sigurisë së stadiumit dhe sipas tifozez ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.