Indonezia është një nga vendet më të populluara në botë, me rreth 280 milionë banorë, dhe padyshim vendi me popullsinë më të madhe të fesë myslimane, rreth 87%. Vendi ka bukuri të rralla dhe një trashëgimi kulturore për t’u patur zili, që ka tërhequr aty rreth 16 milionë turistë në 2019, vitin e fundit para pandemisë, që uli ndjeshëm hyrjet, që sot pranohen vetëm me vizë specifike ose biznesi. Por që sot turistët e shumtë duhet të dinë që flirtet rastësore me popullsinë lokale nuk do të tolerohet më, madje mund të dërgojë direkt në burg.

Prej disa vitesh, gjithsesi, qeveria e drejtuar nga viti 2014 nga ish-biznesmeni Joko Widodo është përqendruar në industrializimin e vendit por i ka dhënë edhe një qasje shumë më konservatore vendit që përtej fesë së përbashkët përbëhet nga pothuajse 1200 grupe etnike dhe fise të ndryshme.

Reforma e Kushtetutës që pritet të miratohet do të kthej në vepra penale disa veprime, në veçanti nga pikëpamja seksuale. Marrëdhëniet seksuale jashtë martesës do të dënohen me një vit burg, por vetëm nëse denoncohen nga familjarë të afërm, ndërkohe që provat e bashkëjetesës jashtë martesës mund të çojnë çiftet në burgimin me 3 vjet.

Dënime të ngjashme do të merren edhe për ata që flasin pa respektin e duhur për presidentin, por edhe të shprehësh koncepte që shkojnë në kundërshtim me moralin e Indonezisë”. Më parë, presidenti Widodo ka miratuar dënimin me vdekje për personat e akuzuar për trafik droge, ndërkohë që prostitucioni që ishte më parë i toleruar masivisht është fenomen në zhdukje ashtu si dhe lagjet me “dritë të kuqe”, qe janë shkatërruar nga ruspat.