Qeveria e Shqipërisë pritet të dalë sërish për borxh në tregun e huaj.

Vlera e Eurobondit përllogaritet në reth 500 milionë euro. Para se të dalë në tregjet e huaja, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur garën për Këshilltar Ligjor që do të asistojë procesin.

Ky do të ishte eurobondi i gjashtë që emeton Shqipëria, që prej vitit 2010 kur doli për herë të parë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar borxh.

Vlera totale e Eurobondeve të marra deri më tani është 1.8 miliardë euro.