Bordi i transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve.

Çmimet e vendosura janë :

Çmimi i naftës me pakicë, 206 lekë/litri, ndërsa me shumicë 194 lekë/litër.

Çmimi i benzinës me pakicë, 184 lekë/litri, ndërsa me shumicë 172 lekë/litër.

Çmimi i gazit, 71 lekë/litri, ndërsa me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 06 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 05.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 766, -23 nga data 03.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 890, -27 nga data 03.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111. 16 (-0.25 nga data 03.12.2022).

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.