Genti Ibrahimi është gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, duke arritur të dalë fitues në garën me gjyqtaret Arta Vorpsi dhe Arta Marku.

Emërimi i tij është bërë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndërsa Ibrahimi ka zënë në Kushtetuese vendin e gjyqtarit tjetër, Përparim Kalo, të cilit i mbaroi mandati në këtë gjykatë.

Gjyqtari Ibrahimi u shpall fitues me 88.38 pikë.

‘Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që: z. Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.’

Presidenca