Një raport i publikuar së fundmi nga CEI thekson ndër të tjera numrin e vdekjeve që kanë ndodhur në Detin Mesdhe për shkak të emigracionit. Rezulton se deri në fund të tetorit të këtij viti, të paktën 1800 refugjatë kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur në Mesdhe.

“Përsëri taksë më të rëndë e paguajnë ata që tentojnë të kalojnë Mesdheun qendror, në rrugën që të çon në Itali dhe Maltë, ku janë numëruar 1295 të vdekur dhe të zhdukur, kundrejt 172 në sektorin perëndimor dhe 295 në atë lindor. Disa aksidente të rënda në muajt e fundit tashmë e kanë çuar vlerën provizore të këtij viti në pothuajse trefishin e totalit të vitit 2021 (“vetëm” 111 të vdekur dhe të zhdukur). Në 2021, nga ana tjetër, kishte shënuar rritje të viktimave në krahasim me vitin e kaluar në të tre sektorët, me +57% raste tragjike në Mesdheun qendror”.

Raporti për Refugjatët
Në vitin 2021, sipas raportit, rritje të numrit të të vdekurve dhe të zhdukurve u regjistrua gjithashtu në rrugën shumë të rrezikshme të Atlantikut Perëndimor për në Ishujt Kanarie: nga rreth 877 viktima në 2020 në 1,126 në 2021 (+ 28%).

Në raportin për Refugjatët ngrihet po ashtu shqetësimi për një përhapje të barrierave antiemigrantë.

Sipas të dhënave, në Kontinentin e Vjetër deri në vitin 2019 ato kufizoheshin. Kjo situatë, thuhet më tej në raport, “ngre probleme të shumta ligjore në fushën e respektimit të të drejtave themelore të njeriut”.