Sam Bankman – Fried, “bosi” i kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas. Njoftimin për arrestimin e të shumëkërkuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka dhënë vetë kreu i zyrës policore federale.

Sipas policisë vendase, Bankman – Fried, 30 vjeç, akuzohet për “mashtrime të rënda financiare”, kundër ligjit të SHBA-së dhe shtetit të Bahamas.  

Muajin e kaluar, FTX deklaroi falimentimin, duke bërë që shumë persona që kishin investuar në këtë bursë të humbin të gjitha kursimet e tyre.

Sipas shifrave zyrtare, rezulton se FTX arriti t’u marrë 50 investitorëve të mëdhenj një shifër prej 3.1 miliardë dollarësh.

Autoritetet deklarojnë se Bankman – Fried do të mbahet në ambientet e paraburgimit në Bahamas, deri sa të plotësohen të gjitha procedurat e ekstradimit.