Një kamionçinë me 12 persona, të cilët po ktheheshin nga një dasmë, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Të gjithë kanë ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e vona të së hënës në Nepal.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminën rreth 200 metra. Kur mbërritën grupet e shpëtimit, 8 persona kishin ndërruar jetë, ndërsa 4 të tjerë vdiqën në spital.

Aksidentet rrugore në Nepal janë të shpeshta, për shkak të rrugëve të këqija dhe automjeteve në gjendje të keqe teknike.