Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, të akuzuarin si drejtues të bandës famëkeqe të Lushnjës.

Çështja ndaj Bares, i njohur dhe si Alfred Shkurti, u rigjykua në Gjykatën e Lartë në zbatim të një vendimi të Kushtetueses të vitit 2017.

Përballja e Bares me drejtësinë ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e gjykimit.

Organizata kriminale e njohur si “Banda e Lushnjës”, sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, i shënoi fillesat e saj në korrik 1997. Krijimi i saj u pasua me ngjarje të rënda kriminale, përfshi vrasjet me paramendim. Sipas prokurorisë, veprimtaria kriminale e kësaj organizate u shtri në vitet 1998-2005.