Pas golave dhe paraqitjeve pozitive me Mallorca në La Liga, Vedat Muriqi po shndërrohet në një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet  e mëdha europiane.  

Pas Real Madridit, edhe Atletiko Madrid është vënë në garë për sulmuesin e Kosovës. Shtatlarti shihet si zëvendësuesi ideal i Joao Felix dhe për këtë madrilenët janë gati të bëjnë çmos për të bindur lojtarin.

Mediat në Spanjë tregojnë se bisedimet mes palëve kanë nisur, ndonëse 28-vjeçari ka një kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027. Sulmuesi dardan ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje në La Liga .