Shkencëtarët në Japoni kanë zbuluar një metodë e cila u mundëson që të përdorin ADN-në për të vrarë qelizat e kancerit.

Kjo metodë e re targeton kancerin e gjirit, atë të qafës së mitrës dhe melanoman malinje duke përdorur një çift ADN-je të injektuar në qelizat e kancerit.

Duke testuar metodën te minjtë, ADN-ja që vret kancerin lidhet me mikroARN-në, e cila prodhohet në lloje të ndryshme të kancerit. Kjo nga ana tjetër krijon një përgjigje imune, e cila shkatërron përfundimisht qelizat e kancerit.

Studimi i kryer në Japoni, u botua në Journal of the American Chemical Society dhe shkencëtarët e përfshirë në studim besojnë se mund të jetë fillimi i një hapi të rëndësishëm në trajtimin e kancerit.

Zbulimet janë të rëndësishme pasi përdorimi i ADN-së dhe ARN-së për të trajtuar kancerin mund të jetë veçanërisht i vështirë pasi duhet shumë punë që molekulat që të kuptojnë ndryshimin midis qelizave të shëndetshme dhe atyre që janë kanceroze.

Një autor i studimit, profesor Akimitsu Okamoto i Universitetit të Tokios, tha: “Rezultatet e këtij studimi janë një lajm i mirë për mjekët, studiuesit e zbulimit të barnave dhe pacientët me kancer, pasi ne besojmë se do t’u japë atyre mundësi të reja për zhvillimin e medikamenteve dhe politikave të mjekimit.”