Pellgu në të cilin ndodhet liqeni i Ohrit dhe qytetet e Ohrit dhe Strugës në Maqedoni dhe Pogradecit në Shqipëri janë mbuluar nga mjegulla falë një fenomeni meteorologjik. Mjegulla është aq e dendur sa dje fluturimet drejt aeroportit të Ohrit janë devijuar drejt aeroportit të Tiranës.

Dhe ja si duket qielli mbi liqen dhe luginën e parë nga Velestova dhe Gorno Konjsko, dy fshatrat e bukura në malin Galiçicë, të lagur në diell.