Kryeministri Edi Rama mbledh sot në Tiranë përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në takimin që do të nisë rreth orës 19:30 në vilën qeveritare 30 pritet të diskutohen çështje të ndryshme, me fokus roli i shqiptarëve në rajon.

Gjithashtu në këtë mbledhje pritet të ngrihet edhe çështja e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe kushtet e partive shqiptarëve për të dhënë votën pro qeverisë. Mbledhja e partive shqiptare në Shkup e thirrur nga Lëvizja Besa dështoi të vihej në lëvizje.

Është pikërisht kjo parti, e cila i ka vënë kusht Edi Ramës që në tryezë të mos jetë BDI, duke e akuzuar Ali Ahmetin se përdor këto takime për të amnistuar problemet e brendshme në partinë e tij.

Por sipas ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani nuk duhet krijuar konspiracion. Ai e quan darken e Tiranës një takim për vitin e ri, në të cilin do të shkëmbehen mendime për çështje aktuale në rajon.