Një hetim ka nisur pasi miliona dollarë thuhet se u zhdukën nga një llogari që i përkiste tetë herë kampionit olimpik Usain Bolt. Menaxheri i Bolt, Nugent Ëalker, ka deklaruar se Divizioni i Hetimeve Financiare të Xhamajkës dhe Komisioni i Shërbimeve Financiare po shqyrtojnë rastin në firmën e investimeve Stocks and Securities Limited (SSL).

Walker tha se Bolt vuri re ato që dukej të ishin mospërputhje me llogaritë e tij në SSL të mërkurën. “Janë ndërmarrë të gjithë hapat përkatës,” tha Walker për gazetën xhamjakiane “The Gleaner”, duke shtuar se për shkak të hetimit në vazhdim ai nuk mund të zbulonte shumat e përfshira.

“Ai ka qenë me këtë entitet për më shumë se 10 vjet … I gjithë portofoli i tij është duke u rishikuar,” shtoi menaxheri i Bolt.

Sipas mediave xhamajkiane, një punonjës i SSL-së është implikuar në mashtrime në kompani dhe mund të jetë përfshirë në zhvillimet rreth Bolt.

Një avokate që përfaqësonte punonjësin e paidentifikuar tha se klienti i saj kishte folur me përfaqësuesit ligjorë të SSL për dy javë.

“Klienti im është në diskutim me SSL dhe avokatët që përfaqësojnë SSL,” tha ajo.

Bolt konsiderohet si një nga atletët më të mëdhenj të pistës së të gjitha kohërave dhe mban rekorde botërore në stafetën 100m, 200m dhe 4x100m. Koha e tij në 100 metra prej 9.572 sekondash mbetet rekordi botëror. 36-vjeçari doli në pension në vitin 2017 dhe ka një sërë marrëveshjesh sponsorizuese fitimprurëse. Vetëm në vitin 2016 ai fitoi 33 milionë dollarë nga sponsorizimi, paratë e çmimeve dhe tarifat e paraqitjeve, duke e bërë atë lehtësisht atletin me fitimet më të larta në botë.