Një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin, përgjatë aksit Elbasan-Cërrik. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është një grua, ende e paidentifikuar. Ende nuk dihet shkaku, ndërkohë që priten polumbarët për nxjerrjen e trupit. Familjarët e kanë denoncuar mbrëmë zhdukjen e saj. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./ a2