Në Qarkun e Korçës vijojnë problematikat si pasojë e reshjeve të shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë qarkun gjatë këtyre ditëve të fundit.

Në zonat malore vihet re një prezencë e dëborës, që arrin deri në 10 cm, ndërsa temperaturat kanë shkuar nën zero.

Sipas njoftimit të Emergjencave, reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 centimetra.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë periudhës dimërore.