Faqja e specializuar për parashikimin e motit në Europë, Meteoweb e cila vëzhgon gjithashtu dhe hapësirën, bën me dije se raketa kineze CZ-2C-Y35, e cila u lajmërua disa ditë më parë se kishte dalë jashtë kontrollit, ka shpërthyer në ajër kur ka hyrë në atmosferë dhe copat e saj kanë rënë mbi Shqipëri dhe Greqi.

Sipas Meteoweb, raketa kineze e lëshuar në orbitë në vitin 2014, ka shpërthyer më 21 janar mbi Libinë veriore, ndërsa pjesët e saj janë përhapur mbi Greqi dhe Shqipërinë.

Informacioni u bë i ditur vetëm ditën e sotme, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që copat e saj të kenë renë mbi tokë pas shpërbërë plotësisht.