Autori i sulmit të ri terrorist në Jerusalem është një palestinez 13-vjeçar që jeton në Jerusalemin Lindor. Këtë e ka bërë të ditur Radio Ushtarake, sipas së cilës i mituri është plagosur rëndë pas sulmit me zjarr nga dy civilë izraelitë të armatosur.

Të paktën 42 persona janë arrestuar nga policia pas sulmit terrorist të mbrëmjes së djeshme përpara një sinagoge në Jerusalem. Sipas Policisë të arrestuarit, përfshirë anëtarët e familjes së sulmuesit, janë të gjithë banorë të lagjes a-Tur në Jerusalemin Lindor.

Ushtria dhe policia, pas sulmit në të cilin u vranë shtatë civilë izraelitë, kanë ngritur gjendjen e gatishmërisë në të gjithë vendin, me dislokime të mëtejshme të forcave në Bregun Perëndimor dhe garnizonin e vendeve publike në Izrael.

Një minutë heshtje, në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në Jerusalem, do të mbahet sonte para protesta antiqeveritare të Benyamin Netanyahu-t përgjatë rrugës Kaplan në Tel Aviv.