Dikur e braktisur në një fermë, një pikturë e Anthony van Dyck është shitur për mbi 3 milionë dollarë në një ankand.

Vepra është një pikturë e mëvonshme e krijuar nga mjeshtri flamand i quajtur “Shën Jeronimi”.

Piktura origjinale ndodhet aktualisht në Muzeun Boijmans van Beuningen në Roterdam. Piktura, në të cilën shfaqet një burrë i zhveshur, i ulur në një stol është unike për disa arsye.

Së pari është një nga dy pikturat e vetme që Van Dyck bëri nga modele të gjalla dhe besohet se është pikturuar mes viteve 1615 dhe 1618, kur Van Dyck ishte një artist i ri që punonte me Peter Paul Rubens në Antwerp. Vepra u zbulua në fund të shekullit të XX-të në hollin e një ferme në Kinderhook, New York.

Personi që e bleu, Albert B. Roberts, i cili kishte pasion mbledhjen e veprave të “humbura”, e siguroi pikturën për vetëm 600 dollarë. Të enjten, piktura u shit për 3.1 milionë dollarë pasi është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer.