Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për rastin Mcgonigal. Reagimi i SPAK vjen pas kërkesës zyrtare të bërë nga deputeti demokrat, Gazment Bardhi.

Në një njoftim, grupimi i Enkelejd Alibeajt njofton se tashmë SPAK ka kërkuar nga PD-ja vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tyre.

Kujtojmë që disa ditë më parë deputeti demokrat, Gazment Bardhi, kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama pas bërjes publike të dosjes së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Bardhi bëri të ditur se kërkoi nga SPAK që të niste hetimet për “një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.”