Një spirale blu e krijuar në qiellin mbi Hauai ka befasuar me miliona persona në rrjetet sociale. Megjithatë, edhe pse mund të ketë një pamje të frikshme dhe mund të krijojë konfuzion, shpjegimi është shumë më i thjeshtë.

Pamjet e bëra virale në internet janë kapur nga teleskopi Subaru, i vendosur në majën e Maunakea. Ato u realizuan menjëherë pasi SpaceX i Elon Musk lëshoi në hapësirë një satelitë.

Ekspertët janë shprehur se spiralja është krijuar pasi pjesa e sipërme e Falcon 9 ka lëshuar karburantin e tepërt. Kur karburanti lëshohet në ajër, ai ngrin dhe kristalizohet në formën e një spiraleje, e cila më pas ndriçon në qiell.