Autoritetet në Australi thonë se kanë gjetur kapsulën e vogël radioaktive, e cila u zhduk javën e kaluar, pavarësisht shpresave të pakta për gjetjen e saj. Shërbimet e urgjencës thanë se kishin gjetur “gjilpërën në kashtë”.

Një kërkim i madh u organizua kur kapsula humbi, ndërsa po transportohej përgjatë një rruge 1400 km në të gjithë shtetin australian.

Kapsula, e cila është 6 mm në diametër dhe 8 mm e gjatë, përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi. Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara duke përfshirë detektorë rrezatimi gjatë kërkimeve të tyre.

Gjiganti i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz.