Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare pas një serie kontrollesh ka arrestuar një shtetas 44-vjeçar, shtetasi E. Xh., pronar i një dyqani në Durrës, me akuzën e tregtisë së mallrave të kontrabanduara.

Në ambientet e biznesit të tij, forcat e rendit gjetën dhe sekuestruan më pas dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.

Ndërkohë, në një kontroll paralel është proceduar në gjendje të lirë 35-vjeçari E. S., në dyqanin e të cilit sekuestruan, përtej paketave me cigare, edhe pako me fishekzjarrë, cigare elektronike dhe parfume.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Kontrabanda për mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.