Gazeta amerikane “New York Times” ka publikuar të premten një artikull rreht hetimeve rreth Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI-së i cili akuzohet për favorizim të një oligarku rus. Në artikull përmenden edhe kontaktet e McGonigal me Kryeministrin Edi Rama, marrëdhënien mes tyre dhe shkeljet që ai mund të ketë kryer.

Sipas prokurorëve në Uashington, teksa ishte ende ne FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ndërmori hapa nga të cilat përfitonte politikani.

“New York Times”, 3 shkurt 2023
Zoti Rama e ka shfaqur veten si reformator dhe si kundërshtar i luftës së Rusisë në Ukrainë. Por pas largimit nga FBI në vitin 2018, Zoti McGonigal punoi për krahun tjetër, ishte në listpagesën e oligarkut të sanksionuar rus, Oleg Deripaska, dikur pjesëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir Putin, thuhet në padinë kundër McGonigal dhe një tjetër personi, Sergey Shestakov, në Nju-Jork.

“New York Times”, 3 shkurt 2023
Gazeta amerikane citon ish-punonjës të FBI-së të cilët japin detaje mbi lëvizjet e McGonigal.

Ish-zyrtarë thanë se pozicioni i lartë i zotit McGonigal do t’i kishte dhënë atij informacion të mjaftueshëm të asaj që po ndodhte në agjencinë e tij dhe komunitetin e inteligjencës, dhe përfshirjen në vendime strategjike si ku do të vendoseshin skuadrat e agjentëve specialë. Kjo nuk do të kërkonte përgjithësisht që ai të udhëtonte vazhdimisht jashtë shtetit, apo të takonte krerë shtetesh, apo të përfshihej drejtpërdrejtë në hetime, gjëra për të cilat zoti McGonigal akuzohet.

“New York Times”, 3 shkurt 2023
Vullneti i zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, tregon se ai nuk po e mbante të fshehtë nga kolegët përfshirjen e tij atje, thanë ish-zyrtarë. Ai gjithashtu përdorte adresën e e-mailit dhe numrin e telefonit të FBI për çështjet që kishin të bënin me Shqipërinë, tha një burim që kishte informacion për hetimin. Por çfarëdo preteksti të kishte zoti McGonigal për këto udhëtime dhe lidhje, mund të kishin shërbyer si mbulim për aktivitete të diskutueshme, tha një burim tjetër.

“New York Times”, 3 shkurt 2023
Në 3 media të ndryshme të enjten, Kryeministri Rama tha se kishte qenë McGonigal që kishte kontaktuar me të dhe i kishte kërkuar takim. Por sipas burimeve të “New York Times”, gjërat nuk kanë rrjedhur në këtë mëyrë.

Në shtator 2017, ata udhëtuan në Shqipëri, thonë prokurorët, ku zoti Neza ia prezantoi McGonigal-in zotit Dorian Duçka, ish-zyrtar shqiptar që punonte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit Rama. Zoti Duçka, i quajtur në aktpadinë e Uashingtonit si “Personi B”, dërgoi zotin McGonigal për të takuar zotin Rama.

“New York Times”, 3 shkurt 2023
Përveç se i tha zotit Rama suvenire të FBI-së, zoti McGonigal duket se është përpjekur të ndikojë të Kryeministri për dhënien e licencës për shpime nafte te një kompani me të cilën kishin lidhje zoti Neza dhe zoti Duçka, thonë prokurorët.

“New York Times”, 3 shkurt 2023
Gazeta hedh dritë edhe mbi akuzat të cilat opozita i ka drejtuar Ramës, sipas të cilave ai ka paguar McGonigal për të shpikur çështjen e parave ruse në Partinë Demokratike.

Në nëntor, pasi zoti McGonigal u takua sërish me kryeministrin dhe zotin Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror i cili ishte me të në Austri rreth hetimit të mundshëm të një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të fituar akses dhe mbështetje te ish-presidenti Donald Trump.

“New York Times”, 3 shkurt 2023
Vetëm pak ditë para se zoti McGonigal të kontaktonte prokurorin, më 14 nëntor, zoti Muzin dorëzoi një raport në Departamentin e Drejtësisë ku tregonte lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, një parti e qendrës së djathtë që sfidonte në zgjedhje zotin Rama. Partia kryesohej nga Lulzim Basha, i cili vetëshpallej si mbështetës i zotit Trump.

“New York Times”, 3 shkurt 2023
Përgjatë fillimit të vitit 2018, zoti Neza vijoi të përcillte te McGonigal informacione – disa prej të cilave vinin drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama – rreth zotit Muzin, sipas akdpadisë në Uashington. Zoti McGonigal më pas ia kalonte këto informacione të tjerëve në zyrën e FBI-së në Nju-Jork.

“New York Times”, 3 shkurt 2023