Ministria britanike e Emigracionit ka urdhëruar njësitë e azilit të merren vetëm me kërkesat për azil tw bwra nga shqiptarët, në mënyrë që të përshpejtohen deportimet, duke detyruar shtetasit e kombësive të tjera të vuajnë pritje të gjata.

Burime të cituara nga media britanike, “The Indipendent”, thonë se nisma, e pagëzuar si Operacioni Bridora, synon të shpallë sa më shumë aplikime të shqiptarëve, si qartësisht të pabaza, në mënyrë që t’i largojë pa humbur kohë nga territori i vet.

Clare Moseley, themeluese organizatës bamirëse “Care4Calais”, tha se disa prej shtetasve të tjerë që po shtyhen në fund të rreshtit I plotësojnë kushtet për azil, por tani do të duhet të presin gjatë para se të rinisin jetët e tyre. “Ky operacion i ri me gjasë do të jetë diskriminues por mbi të gjitha joefikas në luftimin e problemeve të krijuara nga politikat qeveritare në sistemin e azilit. Do të bëjë shumë pak në reduktimin e kërkesave për azil”.

Nga 140 mijë kërkesa për azil, të cilat janë në pritje të një vendimi fillestar në Britaninë e Madhe, rreth 16 për qind ose 22 mijë e 900 prej tyre janë shqiptarë. 16 mijë prej aplikimeve lidhen me iranianë,14 e 500 më Irakiane, 9 mijë me afganë dhe rreth 7 mijë me sirianë dhe eritreas.

Zhvillimi I ri vjen teksa qeveria pritet të ashpërsojë me tej ligjet për të reduktuar hyrjen në ishull te gomoneve me emigrantë. të enjten kryeministri Sunak e cilësoi numrin e shqiptarëve që kalojnë kanalin si qesharak dhe u zotua t’i kthejë ata sa më shpejt ne vendin e tyre.