Jordan Belfort, sipërmarrësi nga kujtimit e të cilit u krijua filmi me protagonist Leondardo DiCaprio “The Wolf of Wall Street”, do të vijë në Tiranë.

Siç bëhet e ditur, Belfort do të jetë në kryeqytet më 24 shkurt për të ndarë me publikun shqiptar këshilla dhe informacione për të qenë të suksesshëm në botën e biznesit.

Jordan Belfort është një ndër biznesmenët më të suksesshëm dhe më të njohur në të gjithë botën.

Ai ndërtoi një perandori të vërtetë financiare nëpërmjet një sërë sfidash dhe vështirësish të njëpasnjëshme. Megjithatë, përpara se të arrinte majat, ai e nisi karrierën si një tregtar i papërvojë në Wall Street ku edhe u përball me sfida të mëdha.

Në vitin 1999, ai u shpall fajtor për mashtrim dhe krime të lidhura me të në lidhje me manipulimin e tregut të aksioneve.

Belfort kaloi 22 muaj në burg si pjesë e një marrëveshjeje, sipas së cilës ai dha dëshmi kundër partnerëve dhe vartësve të shumtë në skemën e tij të mashtrimit.

Më pasi ai botoi kujtimet The Wolf of Wall Street në vitin 2007, i cili u përshtat në filmin e Martin Scorsese me të njëjtin emër të lëshuar në vitin 2013, në të cilin ai u luajt nga Leonardo DiCaprio .