Për të tretën ditë radhazi Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë më tej çmimet e karburanteve në vendin tonë.

Kështu, që prej orës 18:00 të së shtunës çmimi i naftës do të ulet në 190 lekë/litri, ndërkohë që rënie ka dhe benzina e cila në pikat e pakicës do të tregtohet me 185 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.