Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvend vendosi për përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës.

Ky vendim u cilësua në shkelje të rregullores nga demokratët. Kreu i grupit te deputetëve të PD tha se janë shkelur afatet për zhvillimin e mbledhjes, ndërsa akuzoi mazhorancën se po vepron me urdhër të Kryeministrit për të goditur zërin e opozitës në Parlament.

Boçi u shpreh se është shkelur rregullorja pas në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve

“Edi Rama po tenton të fikë zërin e qytetarëve sepse zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve. Rregullorja e Kuvendit në nenin 35 e ka përcaktuar qartë se mbledhjet komisioneve bëhen të hapura dhe ju e përjetoni këtë lloj censure.

Kemi kërkuar të zbatohet rregullorja ku është e shkruar e zeza mbi të bardhë, në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. Kjo pikë e rregullores nuk është respektuar nga ky gjoja Sekretariat. Përjashtimi i deputetëve as duhej të mendohej. E gjithë është bërë me urdhër të Edi Ramës.