Inflacioni i lartë është zbutur gjatë fundit të vitit të kaluar, por rreziku nga çmimet nuk është zhdukur ende.

Banka e Shqipërisë tregon se do të nevojiten rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit, edhe pse më e keqja ka kaluar.

Rritja e mëtejshme e normës bazë do të përkthehej edhe në ngritjen e normave të interesit të kredive. Por, sipas Bankës Qendrore, deri më tani bizneset dhe qytetarët janë përgjigjur edhe më mirë nga sa pritej nga shtrenjtimi i kësteve. Më mirë ka reaguar edhe ekonomia shqiptare në tërësi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni do të vazhdojë të ulet gjatë këtij viti, për t’u kthyer nën 3% vetëm në fillim të vitit 2024.