Kahramanmarasi, vendi i epiqendrës së tërmetit të 6 shkurtit, deri më tani ka përjetuar gjithsej 650 pasgoditje. Teksa po hynte në ditën e 6-të të tërmetit, situata e fundit në qendër të qytetit në Kahramanmaraş, e parë nga ajri duket e rrënuar.

Ndërtesa të shembura dhe mbetje të tyre, re pluhuri mbulojnë zonën, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë nën rrënoja për një tingull shprese në ditën e 6-të pas tërmetit që tronditi dy shtete.

Numri i viktimave deri më tani ka kaluar të 24 mijë në Turqi dhe Siri, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë të plagosur.