Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për karburantet në Shqipëri.

Nafta: 195 lekë/litri me pakicë, 183 lekë/litri me shumicë.

Benzina: 189 lekë/litri me pakicë, 177 lekë/litri me shumicë.

Gazi: 80 lekë/litri me pakicë, 68 lekë/litri për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër.

“Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 14.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +22 nga data 03.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 838, +26 nga data 03.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 108.18 (+ 1.52 nga data 03.02.2023)”.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Bordi i Transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”.