9 adoleshentë, mes të cilëve dhe të mitur mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve me armë pranë një pike karburanti në Columbus të Georgias.

Mediat nuk raportojnë detaje nga kjo ngjarje e rëndë, ndërkohë që ende nuk ka asnjë person arrestuar për të shtënat.

Policia ka rrethuar zonën dhe iu bën thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij krimi.

Të plagosurit janë 7 meshkuj dhe dy femra të cilët janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm disa orë më parë, një burrë në Missippi vrau 6 persona, 4 në një pikë shërbimi dhe dy në një banesë, duke regjistruar në këtë mënyrë krimin e 74 të rëndë në Shtetet e Bashkuara që prej nisjes së vitit.

Menjëherë pas këtyre ngjarjeve reagoi dhe presidenti Joe Biden, i cili kërkoi një reagimi të Kongresit për të ndalur atë që ai e quajti epideminë e dhunës nga armët e zjarrit.