Europa është e tronditur nga konflikti më i gjerë i ndodhur në kontinent nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me beteja që po shkaktojnë në disa raste edhe më shumë viktima se ajo luftë. Ukraina është një vend i gjunjëzuar ekonomikisht dhe në infrastrukturë, ndërkohë që Rusia është e izoluar nga bota perëndimore. Analistët nga një anë dhe në tjetrën flasin rrezikun e përhapjes së mëtejshme të konflikti, madje edhe për mundësinë e një konflikti bërthamor.

Ndërkohë, sipas disa raportimeve, presidenti rus, Vladimir Putin, po kalon këto ditë plot tension për botën duke u relaksuar pranë të dashurës së saj 39- vjeçare, Alina Kabaeva dhe fëmijëve të tyre.   

Një reportazh i një media ruse të pavarur, Proekt, ka treguar për herë të parë vilën e tyre në mes të pyllit të Valdait, lokalitet i njohur turistik diku mes Shën Petersburgut ku Putin ka lindur dhe Moskës nga ku ai dominon prej dekadash vendin më të madh në botë.

Sipas reportazhit, të rimarrë nga mediat ndërkombëtare, vila është ndërtuar në vitin 2020, jo më shumë se 800 metra nga një ndërtesë tjetër që Putin ka banuar nga viti 2000 së bashku me gruan e parë, Ludmyla Ocheretnaya, nga  e cila ka divorcuar pas 30 vitesh në 2014.

Pikërisht në atë vit, Alina Kabaeva emërohej në kreun e Komisionit të Medias në Duma, parlamentin Rus.

Para politikës, dhe marrëdhënies me Putin që sipas disave ka filluar në vitin 2007, Kabeva ishte gjithsesi e njohur si një nga gjimnastet më të suksesshme të vendit, fituese e dy medaljeve olimpike dhe shumë të tjerë botërorë.

Kremlini zyrtarisht mohon çdo lidhje mes të dyve, por sipas shumë burimeve “çifti presidencial” jeton faktikisht bashkë, kur lideri rus ka kohë të lirë larg Moskës. Ata kanë disa fëmijë, numri dhe gjinia e të cilëve nuk dihet saktësisht.

Shenjat e pranisë të Putin janë të dukshme. Shtëpia e ndërtuar mbi një prone rreth 28 hektarësh, mbrohet nga forcat speciale, madje në fshatin afër është instaluar nga fillimi konfliktit në Ukrainë një sistem raketor dhe tepër i kushtueshëm Pantsir.