Karabinierët italianë të Ros kanë arrestuar Rosalian, motrën e bosit mafioz Matteo Messina Denaro, me akuzën e bashkëpunimit mafioz. Sipas hetuesve, ajo kishte ndihmuar në shmangien e kapjes së vëllait të saj për vite me radhë, kishte menaxhuar “kasën e familjes”, si dhe mbante lidhjet e bosit mafioz përmes letrave me njerëzit e tij.

Rosalia e njohur si Rosetta, më e madhja nga katër motrat e Messina Denaro-s, është nëna e Lorenza Guttadauro, një avokate, e cila që nga dita e arrestimit ka ndihmuar bosin mafioz. Rosalia është gjithashtu gruaja e Filippo Guttadauro-s, i cili shërbeu 14 vjet për shoqatën mafioze dhe është ende në burg.

Djali i dytë i saj, Francesco, nipi i preferuar i kumbarit mafioz, po shlyen një dënim prej 16 vitesh për bashkëpunim me mafian.