Durrës- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për kapitenin e anijes ruse që u kap me 22 500 ton naftë kontrabandë në portin e Durrësit.

Mësohet se gjykata vendosi që kapiteni Alexy Smaznov të lihej në burg. Këtë masë kërkoi dhe prokuroria. Ndërkohë që nga ana tjetër avokati i Smaznov, Artjon Beqiraj ka kërkuar masë më të lehtë sigurie të ‘arrestit të shtëpisë’. Gjatë fjalës së tij, avokati tha se nuk ka asnjë indicie që kapiteni të jetë përfshirë në kontrabandë.

“Kapiteni nuk ka bere asnjë shkelje. VKM thotë që anija nuk duhet të lejohet të importojë naftë dhe jo të bllokohet. Ne rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentativë, pasi anija ishte në radhë nga tregtari i mallit”, tha avokati i kapitenit rus.

Anija u bllokua rreth 6 milje larg portit të Durrësit. Brenda anijes “Grace Felix” me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj. Dyshimet ishin se nafta ishte ngarkuar në Azerbajxhan me naftë ruse dhe se përmes ndokumentave false do të futej në Shqipërisë.