Një person u dërgua me urgjencë në spital pas një përleshje që shpërtheu në një palestër në Merseyside të Anglisë.

Të paktën 4 persona u përfshinë në sherr, duke goditur mbi njëri-tjetrin me grushte e shkelma rreth orës 10:00 të mëngjesit në palestrën “Everlast”.

Është e paqartë se pse nisi sherri, ndërsa personi që u dërgua në spital është rreth 20 vjeç. Ndërkohë, një 23 dhe një 27-vjeçar u arrestua nga policia.