Gjykata e Tiranës nisi seancën për caktimin e masës së sigurisë për Dan Hutrën, i akuzuari për vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave.

Prokuroria i kërkon gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 5 vepra penale, “vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e mbetur ne tentative’ ‘plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

I shoqëruar nga tre policë dhe me një shishe uji në dorë, ai është shfaqur i qetë para gjykatës, ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse është penduar për krimet e rënda të kryera, Dan Hutra nuk thotë asnjë fjalë.