Tre shqiptarë, trafikantë droge janë vënë në pranga pasi tentuan që t’i fshiheshin policisë duke u ngjitur në një fabrikë kanabisi.

Ata u arrestuan pasi policia zbuloi një magazinë kanabisi me vlerë 200 mijë paund në Nailsea të, Britanisë së Madhe. Ata u ngjitën në çati për t’u shpëtuar policëve por godina u rrethua më shpejt nga sa e prisnin.

Të arrestuarit janë Gerald Dosku, 26 vjeç nga Wakefield, Keli Bicaku, 35, dhe Bledar Bardhi. Tre shqiptarët dolën para gjykatës për akuzën e prodhimit të kanabisit, për të cilën u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 1 vit e gjysmë secili.

Sipas raportimeve, policia reagoi pas një telefonate të marrë nga qytetarët dhe më pas në zonën ku u bë denoncimi u ngrit një dron.

Oficerët e ngarkuar për çështjen deklaruan: ”Do të donim të falënderonim kolegët tanë që punojnë me dronë po ashtu edhe fqinjët që ndihmuan policinë për ndihmën që na dhanë për operacionin.”

Mediat në Britani kanë publikuar edhe fotot e shkrepura nga dronët në të cilat duken tre shqiptarët në çatinë e magazinës ku ishte kultivuar kanabisi.