Rritja e përgjithshme e çmimeve u ngadalësua në shkurt për të katërtin muaj me radhë, por ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan edhe më tej në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ndërkohë, vala e shtrenjtimeve po zgjerohet në kategori të tjera si veshjet, mobilimi dhe baret si dhe qiratë.

Stabilizimi disi i çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve ka bërë që te transporti të kenë një rënie të ndjeshme të inflacionit.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se inflacioni në nivele ende rekord po vjen më shumë nga brenda se nga jashtë vendit siç ndodhte një vit më parë.