Dani Alves ka vendosur të pranojë realitetin e tij të ri dhe t’i përshtatet atij.

Në burgun Brians 2 të Barcelonës, ku ndodhet në paraburgim të përkohshëm për akuzën e përdhunimit të një 23-vjeçareje, futbollisti brazilian po mundohet të përshtatet me situatën dhe po bën të gjitha përpjekjet për këtë.

Sipas “Servimedia”, ish-lojtari i Barcelonës po promovon ndeshje futbolli në burg dhe ka aktivizuar shumë të dënuar të tjerë që të marrin pjesë në to. Kërkesat për veshje sportive nga të burgosurit në Can Brians 2 janë rritur 4 herë që nga hyrja e futbollistit në burg.

Mesa duket, Alves është në harmoni të madhe edhe me shokët e “klasës”, me të cilët ndihet shumë rehat dhe i jep shpesh autografe.