Në nisje të vizitës së tij në Moskë, presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi për mediat vendase marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shtoi se Rusia dhe Kina do të mbikëqyrin rendin botëror.

“Jemi gati të monitorojmë rendin botëror, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe principet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha Xi.

Me tej, lideri kinez u shpreh se është i sigurt se kjo vizitë në Rusi do të jetë e frytshme, si dhe do të çojë më përpara ndërveprimin strategjik mes dy vendeve.

“Besoj se kjo vizitë do të shërbejë për t’i dhënë një impuls zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Rusi”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov u shpreh se pjesë e bisedimeve Xi-Putin do të jetë dhe plani kinez i paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.