Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se gjashtë muajsh.

Pasuritë që gjykata ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe lloari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.

  1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
  2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
  3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% M.Martinaj
  4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% M.Martinaj
  5. Subjekti “Ervis Martinaj”
  6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% R.Martinaj
  7. Subjekti “D.Martinaj”
  8. Subjekti “V.K.”
  9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
  10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K.
  11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të E.Martinaj
  12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të E.Martinaj

Pasuritë e sekuestruara të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij
Martinaj u shpall në kërkim nga policia në maj 2022, pasi u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, si organizator dhe porositës i vrasjes së Indrit Dokles, por edhe si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Disa muaj më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se autoritetet po punojnë me grupe mikse lidhur me hetimet për zhdukjen e Martinajt.