Gerard Pique, pas shumë muajsh, ka thyer heshtjen pas ndarjes me Shakirën. 36-vjeçari, ish-kapiten i Barcelonës, tha se nuk ka folur deri tani për të mbrojtur fëmijët e tij.

Në një intervistë për “El Pais”, Pique tha: “Kemi përgjegjësinë për të bërë më të mirën për fëmijët tanë. Fëmijët duhen mbrojtur dhe fokusi im si prind ka qenë gjithmonë që t’i mbroj”.

Më tej, spanjolli theksoi se është “shumë i lumtur” me ndryshimet e mëdha që ka bërë në jetën e tij, që përfshijnë ndarjen nga Shakira dhe tërheqjen nga futbolli profesionist.

Gerard Pique është lidhur tashmë me 23-vjeçaren Clara Chia, ndërkohë që Shakira i bëri “diss” me këngën e saj në bashkëpunim me DJ Bizarrap. Kënga u publikua vetëm një javë pas ndarjes nga Pique.

Vetë Pique, i pyetur në shumë intervista mbi Shakirën, është shprehur: “Njerëzit që dua, më njohin mirë. Për të tjerët, nuk më intereson. Energjinë e kanalizoj për njerëzit që kam për zemër dhe jam shumë i lumtur”.