Edhe pse kalimi i rrugës dhe i barrierave i mori jetën një personi në zonën e Astirit, sërish këmbësorët bëhen burim aksidentesh.

Këto dy vajza të mitura kaluan në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti tragjik.

Veç zonës së Astirit e cila në të dyja krahët është me qendra të banuara dhe ku nuk mungojnë rrugëkalimet e qytetarëve për ekspertët ka vend dhe për projektimin e nënkalimeve apo dhe mbikalimeve.

Në dy ditë aksidentet i morën jetën dy personave. Veç ngjarjes tragjike të Astirit 2 orë më pas në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar përplasi një motor duke lënë të vdekur pasagjerin, ndërsa drejtuesin në gjendje të rëndë.